Tomë Gashi i jep ‘goditje’ të rëndë Ramush Haradinajt

  • 24 July 2019 - 07:38
Tomë Gashi i jep ‘goditje’ të rëndë Ramush Haradinajt

“Gjuha Shqipe ka aq fjalor të pasur sa që secili mundet pa problem me kuptua çka është dorëheqje e pa revokueshme. Dorëheqja nuk është ngrirje e postit për një ditë, ose je ose nuk je kryeministër dhe me këtë rast Ramush Haradinaj më nuk është kryeministër por është ish kryeministër, dhe ai këtë e dinë më mire se ne por duket se lakmia për pushtet ka pasoja të rënda me këtë rast”, tha Gashi për “Kosova Sot Online”.

Avokati i njohur, Tomë Gashi e ka komentuar së fundi ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj i cli për të ruajtur të drejtën e të çenurit kryeministër deri në zgjedhjen e qeverisë së re, i ka dërguar pyetje edhe Gjykatës Kushtetuese.

Image

Mirëpo avokati Gashi thotë se tanimë ai vendim publik që e ka deklaruar dhe e ka formësuar edhe me shkrim, duke ia dërguar kreut të shtetit Hashim Thaçit dhe Kuvendit të Kosovës, është vendim i pa kthyeshëm, derisa lakmia për pushtet vazhdon të jetë e madhe.

“Është e qartë se kur njëherë jep dorëheqje të pa revokueshme nga pozita që ke, e në këtë rast të kryeministrit, ku ka një javë që ka dhënë dorëheqje, atëherë ajo është punë e kryer për jetë e mot dhe nuk ka çka të thuhet më shumë se kaq.

Gjuha Shqipe ka aq fjalor të pasur sa që secili mundet pa problem me kuptua çka është dorëheqje e pa revokueshme. Dorëheqja nuk është ngrirje e postit për një ditë, ose je ose nuk je kryeministër dhe me këtë rast Ramush Haradinaj më nuk është kryeministër por është ish kryeministër, dhe ai këtë e dinë më mire se ne por duket se lakmia për pushtet ka pasoja të rënda me këtë rast”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

Për një rast krejt identik, vetëm të një niveli lokal, Gashi ka thënë se ka vendim dhe interpretim të Gjykatës Kushtetuese, e ai është rasti i ish kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

“Ishte pra rasti Qeska, një kryetar komune i Rahovecit që ka pas dhënë dorëheqje të pa revokueshme dhe pastaj në trysni të shefit të tij partiak donte ta kthente postin dhe për këtë e patë vendos Gjykata Kushtetuese njëherë e për të gjithë zyrtarët pa marr parasysh nivelet e funksioneve që mundë ti mbanë një udhëheqës i çfarëdo niveli qoftë dhe tani kjo është punë e kryer”, shtoi Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Gashit, Haradinaj vetëm mund ta shtrojë këtë kërkesë për efekt elektoral.

"E sa i përket marketingut para elektoral kjo është gjë tjetër por nuk është aspak serioze sepse kjo është çështje e kryet, e mbaruar dhe zgjedhje do të ketë brenda dy muajsh më së largu. Populli nuk harron dhe nuk han bari që me i harru edhe të mirat e secilit zyrtar të secilës qeveri dhe që këtë radhë të zgjedhin ata që do të bëjnë Kosovën shtet e jo kësi modeli siç jemi tani gjysmë shtet për 100 arsye, sepse pa kontroll efikas të veriut, pa sundim të ligjit dhe shumë e shumë çështje tjera që shtetin e bëjnë shtet.

Pyetja për Gjykatën kushtetuese është krejtësisht e pa bazë dhe ma përmbajtje sepse sa i përket rolit pas dorëheqjes, Gjykata Kushtuese nuk ka çka të vendos, ato veç janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj çka mundet e çka jo të bëjë një ish kryeministror dhe një ministër në detyrë”, përfundoi Gashi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)