Aksident i rëndë në Merdare, një i vdekur e tetë të lënduar

  • 29 July 2019 - 09:16
Aksident i rëndë në Merdare, një i vdekur e tetë të lënduar

Një person ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Merdare.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës. Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare.

(Kosova Sot Online)