Myslimanët në Britani kundërshtojnë vaksinat pasi që thonë se nuk janë hallall

  • 29 July 2019 - 11:28
Myslimanët në Britani kundërshtojnë vaksinat pasi që thonë se nuk janë hallall

Prindërit mysliman në Britaninë e Madhe janë duke refuzuar që fëmijët e tyre të vaksinohet me vaksina kundër gripit për shkak se përmbajtja nuk është hallall.

Shqetësimet së pari u rritën kur u raportua se në vaksinë përmbahet yndyrë e derrit.

Ndërkohë që vegjetarianët kundërshtojnë përdorimin e vaksinave për shkaqe të ndryshme, myslimanët e kundërshtojnë atë vetëm për shkak të përmbajtjes.

Muajin e ardhshëm, çdo fëmijë mes dy dhe dhjetë vjeç në Angli do të duhet të vaksinohet për rritjen e imunitetit.

Por në zonat ku përqindja e banorëve është myslimane, statistikat e vaksinimit të fëmijëve janë shumë më të ulëta në krahasim me mesataren në vend, raporton Daily Mail.

(Kosova Sot Online)