BIK e tregon çmimin e Haxhit dhe numrin e kosovarëve që do të udhëtojnë në Arabinë Saudite

  • 29 July 2019 - 15:54
BIK e tregon çmimin e Haxhit dhe numrin e kosovarëve që do të udhëtojnë në Arabinë Saudite

Bashkësia Islame e Kosovës përmes Facebookut ka bërë të ditur se kanë bërë përgatitjen për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Drejtoria e Haxhit në kuadër të BIK-ut ka bërë të ditur se këtë vit do të udhëtojnë 1 mijë e 80 kosovarë për të kryer haxhin.

“Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra”.

Ai po ashtu ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro. 

(Kosova Sot Online)