Serbia dërgon kërkesë për ekstradimin e Tomor Morinës

  • 30 July 2019 - 11:58
Serbia dërgon kërkesë për ekstradimin e Tomor Morinës

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka paraqitur kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu i është thënë Tanjugut në këtë ministri.

Morina u arrestua javën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë.

Ndërkohë që dje, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, kishte refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të ish- pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

(Kosova Sot Online)