Kosova bëhet edhe me 119 oficerë korrektues

  • 30 July 2019 - 16:18
Kosova bëhet edhe me 119 oficerë korrektues

Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 119 oficerë korrektues të gjeneratës së 41-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njofton Gazeta Blic.

Këta oficerë pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në ceremoni morën pjesë, Ministri në detyrë i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi, Drejtori i AKPS-së, z. Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)