Kryeshefi i PTK-së e jep lajmin për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile

  • 30 July 2019 - 16:30
Kryeshefi i PTK-së e jep lajmin për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka dhënë lajmin se Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile.

Ai ka thënë se përkundër që për gjashtë muaj negocimi me kompaninë Z-Mobile, nuk kanë arritur marrëveshje dhe kësisoj është marrë vendimi për ndërprerjen e kësaj kontrate.

“Operatori ‘Dardafon’ është paralajmruar dhe pas dështimit të negocitave 6 mujore ne e shpallim këtë kontratë si të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual”

Ai ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët e Z-Mobile të mos bëjnë panikë pasi mund ti shfrytëzojnë numrat edhe për 30 deri në 120 ditë.

“Ne jemi në konsultime me ARKEP-in dhe jemi duke punuar ngushtë që të implementojmë edhe fazën e tranzicionit e cila do të zgjasë nga 30 deri në 120 ditë, kështu që konsumatorët që i kanë në shërbim numrat nuk do ju  ndërpritet në asnjë rrethanë deri në përfundim të fazës së tranzicionit” tha Kryeshefi i Telekomit.

Istrefi ka thënë se gjatë negociatave 6 mujore, Z-Mobile është pajtuar vetëm me 3 propozime nga 20 sa ka propozuar Telekomi.

“Prej 20 vetëm në 3 propozime janë pajtuar, janë përgjigjur ndaj neve që jemi okej me këto tria, asnjë propozim prej tyre gjatë këtij procesi nga Z-Mobile nuk ka pasur, asnjë ftesë gjatë këtyre 6 muajve nuk ka pasë” tha Istrefi.

Kryefshefi ekzekutivi i Telekomit tha se si pasojë e mos pranimit të ofertës së Telekomit nga ana e Z-Mobile ka ardhur te përfundimi i kontratës.

“Pas përmbylljes së negociatave 6 mujore Z-Mobile nuk ka pranuar ofertën e Telekomit konform ekspertizës financiare dhe si të tillë ne e kemi përfunduar marrëdhënien kontraktuale me ta”, u shpreh Istrefi.

(Kosova Sot Online)