Vetura e policisë përfundon jashtë rrugës në magjistralen Pejë-Prishtinë

  • 31 July 2019 - 08:16
Vetura e policisë përfundon jashtë rrugës në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një veturë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht te ‘Parku i Biznesit’.

Në pamjet e siguruara shihet se dy vetura tjera të Policisë janë në vend ngjarje. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

(Kosova Sot Online )