Tërmeti i fuqishëm lëkund Greqinë, ja ku u shënua epiqendra

  • 31 July 2019 - 08:50
Tërmeti i fuqishëm lëkund Greqinë, ja ku u shënua epiqendra

Greqisë nuk po i ndahen tërmetet këtë verë!

Një tjetër i fuqishëm 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur ishullin e Kretës këtë mëngjes, në orën 07:39

Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis, guvernatori rajonal i ishullit.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ndikim, ne kemi të bëjmë me sizmizmin që ekziston në Kretë dhe duam kohë për të vlerësuar situatën”, u shpreh profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas.

Shteti helen është tronditur nga disa tërmete në muajin korrik, me pasoja të dëmshme.

Image

(Kosova Sot Online)