Arrestohet për sulm seksual një person në Lipjan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Komunën e Lipjanit është arrestuar një person, pasi që i njejti e ka sulmuar seksualisht një vajzë.
Përmes raportit 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.
(Kosova Sot Online)