Mjekët e syve në QKUK kryejnë operacionin në kanalin e lotit me metodën e re laserike

  • 31 July 2019 - 12:29
Mjekët e syve në QKUK kryejnë operacionin në kanalin e lotit me metodën e re laserike

Mjekët oftalmologë në Klinikën e Syve në QKUK kanë kryer një operacion për herë të parë me një metodë të re.

Specialisti Dr. Florim Zejnullahu ka njoftuar se është realizuar për herë të parë operacioni në kanalin e lotit me metodën e re laserike.

“Se bashku me ekipen operatore per here te pare realizuam intervenimi kirurgjik te operimit te kanalit te lotit me metoden e re laserike, ku me nje nderhyrje te vogel dhe pa dhimbje per pacientin, arritem qe nje operacion dikur te rend kirurgjikisht t’ja leme te kaluarës”, ka bërë të ditur Zejnullahu.

Image

 

Image

 

Image

 

(Kosova Sot Online)