Vijnë nga diaspora delegatët që do të marrin pjesë në Kuvend, i pret Avdullah Hoti

  • 01 August 2019 - 13:13
Vijnë nga diaspora delegatët që do të marrin pjesë në Kuvend, i pret Avdullah Hoti

Shefi i deputetëvë të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se kanë pritur sot në takim disa prej delegatëve të Kuvendit Qendror dhe kryetarët e degëve të LDK-së, në diasporë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti në prag të Kuvendit të Përgjithshëm zgjedhorë, ka bërë të ditur se janë të nderuar me vlerësimet që janë bërë për punën dy vjecare të grupit parlamentar, që sipas tij funksionon për të mbrojtur kauzën e shtetit të Kosovës.

“Sot pritem ne Grup Parlamentar disa nga delegatet e Kuvendit Qendror dhe kryetaret e degeve te LDK-se ne diaspore. Te nderuar me vleresimet qe kane per punen dy vjecare te Grupit Parlamentar ne funksion te mbrojtjes se kauzes per shtetin e Kosoves”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)