Haliti: Veseli do t’i takojë krerët e PAN’it për të biseduar rreth mandatarit

  • 02 August 2019 - 14:37
Haliti: Veseli do t’i takojë krerët e PAN’it për të biseduar rreth mandatarit

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN pritet që të mbledhet së shpejti për t’u konsultuar për emrin e ri të mandatarit për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, për njëpropozim të ri.

Kështu ka bërë të ditur numri dy i PDK-së Xhavit Haliti. Ai tha se kryetari i koalicionit PAN, Kadri Veseli do të takohet me krerët e partive në koalicion për t’u marrë vesh lidhur me mandatarin e ri.

“Z. Thaçi ka vepruar në bazë të Kushtetutës me këtë letër drejtuar z. Veseli si kryetar i koalicionit PAN. Tani pritet që koalicioni PAN të mblidhet dhe të dalë me propozim për kandidatin e ri për kryeministër. Pastaj varët nga Kuvendi nëse ia jep besimin apo jo“, tha ai.

(Kosova Sot Online)