Analisti paralajmëron rrëmujë në Kuvendin e LDK–së

  • 03 August 2019 - 10:26
Analisti paralajmëron rrëmujë në Kuvendin e LDK–së

Analisti kosovar, Haki Abazi, përmes një statusi të bërë në Facebook, ka paralajmëruar që në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së,  do ketë tollovi.

Abazi tha se kjo gjë mund të ndodh duke aktivizuar njerëz apo metoda të prishjes së procesit.

Po ashtu, ai ftoi për kujdes Fatmir Sejdiun, pasi, sipas Abazit, atij do i mbetë faji kryesor nëse procesi prishet.

Ky është statusi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Sot si duket ka disponim qe te krijohet tollovi ne kuvendin zgjedhor te LDK dhe kjo mund te ndodhe duke aktivizuar njerez apo metoda te prishjes se procesit. Ka nervozizem te shtuar sidomos per shkakun dhe meqe ka nje marreveshje per kryetar koncesual qe nuk eshte zgjedhje ideale por eshte zgjedhje me mire e mundshme ne kete situate.

Z. Fatmir Sejdiu duhet te kete kujdes meqe mund te i mbetet faji kryesor nese procesi del nga binaret dhe LDK hyn ne ndonje kaos i cili do te kishte pasoja te jashtezaknoshme ne procesin zgjedhor per parlamentin e Kosoves qe po vije.

(Kosova Sot Online)