Arben Gashi ngushëllon Fatmir Sejdiun, ai do të mbetet figurë e jashtëzakonshme e LDK-së

  • 03 August 2019 - 12:06
Arben Gashi ngushëllon Fatmir Sejdiun, ai do të mbetet figurë e jashtëzakonshme e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur për T7 pas përfundimit të punimeve të Kuvendin të nëntë zgjedhor të LDK-së.

Gashi tha se nuk ka pasur vërejtje dhe procesi ka shkuar sipas rregullave

“Procesi shkoj sipas procedurave të parapara. U zgjodh kryetari dhe këshilli i përgjithshëm”, tha Gashi.

I pyetur se çfarë mendon për mos kandidimin e Fatmir Sejdiut për kryetar, Gashi tha se Sejdiu do të mbetet figurë e jashtëzakonshme në LDK

“Unë mendoj se Fatmir Sejdiu është një figurë e jashtëzakonshme e LDK-së dhe do të mbetet e tillë” tha Gashi.

Deputeti i LDK-së tha se Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë e re ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online)