27 të vdekur në Amerikë, Basha: Sulme burracake, shqiptarët janë përkrah jush

  • 04 August 2019 - 13:30
27 të vdekur në Amerikë, Basha: Sulme burracake, shqiptarët janë përkrah jush

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi për sulmet e përgjakshme, të ndodhura këtë fundjavë në El Paso dhe Ohio të SHBA, aty ku rapotohet se të paktën 27 persona humbën jetën.

Basha i quan ato sulme burracake, ndërsa ka shpreh solidaritet me familjet dhe popullin amerikan.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit.

Shqiptarët në të gjithë botën qendrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”- shkruan Basha.

(Kosova Sot Online)