Hajdutët i hyjnë me forcë qytetarit në shtëpi, i vjedhin para e stoli ari

  • 05 August 2019 - 12:52
Hajdutët i hyjnë me forcë qytetarit në shtëpi, i vjedhin para e stoli ari

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur mesnatën e së dielës në Ferizaj.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

Ndryshe, njësitë policore kompetente janë në hetim të rastit.

(Kosova Sot Online)