Akuza të rënda kundër Qeverisë në dorëheqje: Ja lidhjet kriminale me Devollët

  • 06 August 2019 - 14:58
Akuza të rënda kundër Qeverisë në dorëheqje: Ja lidhjet kriminale me Devollët

 “Kjo bandë hajnash dhe akrabash qëllim kryesor kishte mbajtjen e pushtetit dhe hajnisë. Dhe, prandaj mbështetet në bandat kriminale të nëntokës, ky ushqehet nga grazhdi i tyre, e dihet se fjalën e kam në bandën me gjak serbi që quhet DEVOLLI, shkatërrimtare deri në palcën e Kosovës dhe trashet nga djersa e taksapaguesve. Kjo qeveri hajnash rasti më eklatant është kur heshti ndaj krimit më të madh në tërë Ballkanin me ata urithët e Z-Mobile karshi Telekomit”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 Analistët politik dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit, po vazhdojnë ta kritikojnë qeverinë e Kosovës në dorëheqje se si po sillet na asnjë interesim rreth fatit të Telekomit të Kosovës në  kontestin që ka kjo ndërmarrje publike me Z-Mobile. Analisti Reshat Badallaj thotë se është një pa përgjegjësi e pa falshme dhe sjellje tepër injorante e qeverisë së Kosovës në raport me synimet grabitqare të Z-Mobile karshi Telekomit që nuk po ndërhyn për të ndaluar kërcënimet dhe shantazhet e radhës me përgatitjet për një arbitrazh të ri për të cilin u njoftua edhe Komisioni Hetimor I Kuvendit të Kosovës gjatë intervistimit të kryesueses së Bordit të Drejtorëve në Telekom, Besa Shatri – Berisha.

Badallaj thotë se është e pa pranueshme të tolerohet kjo gjendje kur Devollët e mbështetur nga politika e lidhur me krimin po mundohen që të shfrytëzojnë të gjitha lidhjet e tyre për rrënimin e Telekomit pas vendimit të bordit sipas të cilit duhet të ndërpritet tërësisht funksionimi I operatorit virtual I cili me konkurrencën e brendshme u shndërrua në kancer për këtë ndërmarrje publike. Pasi edhe kryesuesja e Bordit Besa Shatri Berisha ka thënë së Telekomit nuk i duhet një operator virtual, por ata nuk mund të i ndalim ata që ti padisin në Arbitrazh, ndonëse gjendja aktuale në Telekom është shumë e keqe pasi ka ramje të shërbimeve.

Image


Sipas Badallajt, qëllimi është i përbashkët i politikës dhe krimit të organizuar që ta shkatërrojnë Telekomin, prandaj ka heshtje dhe mos reagim. “Duhet kuptuar se bashkërisht këto banda ogurzeza hajnash e përgatiten me kohë këtë gllabërim,  ju vetëm ndaluni dhe mendoni se si i punësuan tërë familjarët,duke përfshirë edhe dhëndurët, boxhenakesha dhe dashnoret e tyre, dhe ju dukej asgjë bile  vetëm zgërdhiheshin. Tani  kryebanditët e këtij dikasteri vrasësh kundër vendit dhe punëtoreve janë shumë të fuqishëm sepse janë kamur me para të pista, pa djersë, por e keqja me e madhe është sepse gjithmonë janë mbështetur nga kryebanditët,nga krye hajnat që janë të veshur në xhaketën e pushtetit që të njëjtit i kanë ndarë pazarin bashkë dhe bile i kanë bartur në bankat e huaja për të mos u kapur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Badallaj thotë për “Kosova Sot Online” se me këtë injorancë karshi një situate të tillë mundë të sillen vetëm bandat e lidhura me mafien dhe askush tjetër. “Kjo është banda në theqafje, dhe mos u ktheftë kurrë që quhej vetëm në letër Qeveri e Kosovës,sepse  kurrë nuk e pati hallin e vendit, të qytetarëve të Kosovës, përkatësisht punëtorëve ose të themi më mirë për të zvogëluar papunësinë. Kjo bandë hajnash dhe akrabash qëllim kryesor kishte mbajtjen e pushtetit dhe hajnisë. Dhe, prandaj mbështetet në bandat kriminale të nëntokës, ky ushqehet nga grazhdi i tyre, e dihet se fjalën e kam në bandën me gjak serbi që quhet DEVOLLI, shkatërrimtare deri në palcën e Kosovës dhe trashet nga djersa e taksapaguesve. Kjo qeveri hajnash rasti më eklatant është kur heshti ndaj krimit më të madh në tërë Ballkanin me ata urithët e Z-Mobile karshi Telekomit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt heshtja flet shumë dhe ajo donë të thotë miratim i krimit që po ndodhë. “Shkurt e shqip rrënimi i këtij dikasteri shumë të fuqishëm, Telekomit është përgatitur me plane nga kryebanditët e shtetit dhe nga gjaku serbian që quhen DEVOLLI. Këta gjak zi që nga pas lufta punojnë për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit dhe pikërisht me këtë janë bërë më të kamur se sheikët e Arabisë,kur para luftës këta krye hajna nuk kishin as rrip pantallonash”theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online.

Ai thotë se fati i vendit tani është në duart e popullit kryengritës, nëse e bënë këtë. “ Këtë duhet ditur mirë dhe përgjithmonë populli i ynë. Personalisht dhe publikisht i kisha bërë thirrje popullit që të ngrihen në këmbë kundër këtij kanceri vdekjeprurës për të ndaluar këtë metastazë nga virusi Devolli dhe të mos shpresojnë aspak në këtë qeveri hajnash,vagabondësh,gjysmë analfabetësh ndonëse janë në ikje, dhe mendoni ju se tani këta cuba kanë hallin e Telekomit dhe qytetarëve të saj. Jo kurrën e kurrës!”,theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).