Vjen akuza e rëndë: Ja kush po i mbështet fortë Devollët për rrënimin e Telekomit

  • 07 August 2019 - 07:47
Vjen akuza e rëndë: Ja kush po i mbështet fortë Devollët për rrënimin e Telekomit

“Devollët e mbështetur nga politika e lidhur me krimin, janë duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për rrënimin e Telekomit pas vendimit të bordit drejtues për ndërprerjen e tërësishme të funksionimit të operatorit virtual, i cili me konkurrencën e brendshme u shndërrua në kancer për këtë ndërmarrje publike”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Florim Zeqa e bënë përgjegjësen kryesore qeverinë e Kosovës në dorëheqje, në rast se kontesti i radhës mes Z-Mobile dhe Telekomit përfundon në favor të Devollëve, sikurse ishte rasti me arbitrazhin e parë, edhe pse e drejta është në anën e Telekomit përballë tendencës për zhvatje dhe rrënim të kësaj kompanie publike nga Devollët e mbështetur prej politikës.

Image

“Duhet thënë se është një pa përgjegjësi e pa falshme dhe sjellje tepër injorante e qeverisë së Kosovës në dorëheqje, në raport me synimet grabitqare të Z-Mobile karshi Telekomit që nuk po ndërhyn për të ndaluar kërcënimet dhe shantazhet e radhës me përgatitjet për një arbitrazh të ri për të cilin u njoftua edhe Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës gjatë intervistimit të kryesueses së Bordit të Drejtorëve në Telekom, Besa Shatri – Berisha”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, heshtja e kryeministrit në largim dhe kabinetit qeveritar, ministrisë së linjës, flet më së miri se sa thellë është futur krimi në politikë dhe korrupsioni nga ana e Devollëve.

“Devollët të mbështetur nga politika e lidhur me krimin, janë duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore për rrënimin e Telekomit pas vendimit të bordit drejtues për ndërprerjen e tërësishme të funksionimit të operatorit virtual, i cili me konkurrencën e brendshme u shndërrua në kancer për këtë ndërmarrje publike.

Është kjo njëra ndër periudhat më të vështira nëpër të cilat po kalon Telekomi në këto 10 vjetët e fundit, e cila në njërën anë po përballet me rënie të shërbimeve, ndërsa në tjetrën me përballjen e arbitrazhit i cili mund ta përkeqësoi edhe më tej situatën financiare pas zhvatjes së milionave nga kompania virtuale Z-Mobile të Devollëve”, shtoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, edhe pse qeveria është në dorëheqje, kompetencat dhe përgjegjësitë për mbarëvajtjen e shtetit i takojnë të ushtrohen deri në momentin e zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje serioze të interesit publik, sikur është problem në Telekom që mundë të shënohet si skandal i dekadës para të cilit po heshtin edhe politika edhe drejtësia.

“Edhe përkundër kësaj situate, qeveria e papërgjegjshme në dorëheqje e Kosovës po heshtë duke e lënë në mëshirën e fatit ndërmarrjen më profitabile, ndërsa prokuroria po mbyll sytë karshi krimit më të madh në këto 20 vitet e fundit. Në anën tjetër, edhe partitë politike e kanë harruar Telekomin për shkak të angazhimeve para elektorale”, përfundoi analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)