OSBE reagon për vrasjen në Prizren

  • 07 August 2019 - 18:10
OSBE reagon për vrasjen në Prizren

Për rastin tragjik në Prizren, ku mbeti e vrarë një grua nga burri i saj, ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Ky mision ka mbetur i shokuar nga ky rast ndërsa ka ftuar institucionet ligj zbatuese për vënien e drejtësisë.

“Dhuna në familje është çështje shoqërore e cila mund të luftohet vetëm përmes një përpjekjeje të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë. Teksa i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të viktimës, i bëjmë thirrje për zbatim të ligjit dhe që institucionet gjyqësore të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, në respekt të viktimës dhe në shërbim të drejtësisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Pak më parë, lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe disa nga krerët e vendit.

(Kosova Sot Online)