“The Sun”: Bandat shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Britani

  • 08 August 2019 - 15:50
“The Sun”: Bandat shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Britani

“Në Britani, një në dhjetë të burgosur të huaj është shqiptar”. Ky është titulli i një shkrimi të publikuar nga prestigjiozja “The Sun” para pak orëve.

 

“The Sun” shkruan se bandat me gangsterë nga Ballkani perëndimor kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës në Britani.

Shkrimi vijon më të tej duke theksuar se shqiptarët kanë lënë pas edhe polakët, përsa i përket numrit më të lartë të të burgosurve në Britani.

Sipas të dhënave që “The Sun” bën publike, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se shqiptarët përfaqësojnë 876 nga 9,089 shkelës të huaj në burgjet angleze.

Numri i tyre është dyfishuar përgjatë katër viteve të fundit, ku shqiptarë të gjendur pas hekurave në qershor të 2015- s numëroheshin 475. Ndërkohë që një dekadë më parë, shifra shkonte vetëm 166.

“Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e lëndëve narkotike, saktësisht kokainës. Zgjerimi i ndikimit të tyre po vazhdom.” është shprehur Agjencia Kombëtare e Krimit në vend.

(Kosova Sot Online)