Suspendohet komandanti i policisë së Gjakovës – arsye një rast i vitit të kaluar

  • 08 August 2019 - 17:25
Suspendohet komandanti i policisë së Gjakovës – arsye një rast i vitit të kaluar

IPK ka suspenduar sot komandantin e policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe katër policë të tjerë, merr vesh media nga burime brenda hetuesisë.

Masa e suspendimit sic merret vesh është për 48 orë, e ka të bëjë me një rast të një viti m ë parë, kur kishte pasur shkëmbim zjarri në mes të policië me një grabitës.

Policia e Kosovës një vit më parë ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës. Disa polic kishin marrë lendime të lehta.

(Kosova Sot Online)