Eqrem Kryeziu i çel ‘letrat’, tregon bisedën se çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Sejdiun dhe Mustafën

  • 09 August 2019 - 10:01
Eqrem Kryeziu i çel ‘letrat’, tregon bisedën se çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Sejdiun dhe Mustafën

Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një bisedë me Sabri Hamitin në lidhje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëri ish-kryetar i LDK’së e tjetri kryetar aktual i saj.

Kryeziu tregon se si Sabri Hamiti i kishte thënë se “Ti e solle Fatmirin në krye të LDK’së!”, derisa Kryeziu e pranonte këtë edhe nëse ishte akuzë, por gjithashtu ia kujtoi aso kohe Hamitit – “ishe ti ai që e solle Isa djalin në krye të LDK’së”.

Kryeziu kishte shtuar se tash mbetët të shihet vetëm se cili është dështak më i madh.

Hamiti i kishte replikuar Kryeziut “Ja, vallaha, ja!”, shprehje kjo që do të thoshte se e privonte Kryeziun përgjithmonë për krahasime të tilla.

(Kosova Sot Online)