“I lidhur me krimin”, profesori i njohur tregon arsyen pse Thaçi po hesht ndaj akuzave

  • 09 August 2019 - 13:19
“I lidhur me krimin”, profesori i njohur tregon arsyen pse Thaçi po hesht ndaj akuzave

Republikës sonë ka kohë që nuk ju kanë shtuar njohjet. Flitet madje edhe për tërheqje të njohjeve. Integrimet evropiane e rajonale  po ashtu kanë mbetur në vend, prandaj edhe tani fshihen apo nuk fshihen të dhënat kjo pak ka rëndësi sepse populli e thotë me të drejtë: Dielli me shoshë nuk mbulohet. Kështu që edhe gjendja që ekziston në Kosovë as me heshtje por as edhe me pagesa të majme me para e me grupe kriminale që financojnë nuk mbulohet”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka pritur me padurim kundërpërgjigjen që do ta përgatiste kreu i shtetit Hashim Thaçi për të demantuar të thënat dhe të gjeturat e analizës së fundit të Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES I cili presidentin aktual të shtetit të Kosovës e cilëson si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë.

Image

Mirëpo, Kelmendi është befasuar se si e përcolli krejtësisht në heshtje dhe injorim Hashim Thaçi një analizë të tillë, që fund e krye flet për përfshirjen e tij në rrjetet kriminale deri në përmasa rajonale.

Kelmendi është i sigurt qe faktet janë të fuqishme dhe ato e kanë lënë me gojë mbyllur presidentin dhe ekipin e tij.

“Mos përgjigjja ndaj të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES rrjedh nga mendimet se Thaçi dhe Presidenca nuk kanë ndoshta fakte për të ju kundërvënë të gjeturave të këtij instituti. Natyrisht se faktorët kryesor për mos integrimet euroatlantike është fillimi pa principe i bisedimeve me shtetin kriminal serb dhe korrupsioni e krimi gallopant që e ka përfshirë vendin. Këto dyshime janë të theksuara vazhdimisht nga faktorët ndërkombëtar në raportet që i kanë dhënë edhe për Kosovën”, tha profesor, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, presidenti Thaçi e ka gjetur formulën e heshtjes së kësaj analize për të mos e bërë atë më shumë mediatike, duke menduar se heshtja bënë që ato të gjetura të harrohen më shpejtë dhe të ikin nga kujtesa e opinionit publik.

“Në këtë situatë mendohet se dalja më e qetë nga kjo situatë është nga mos përgjigja ndaj akuzave, në mënyrë që çështja të shkon shpejtë në harresë. Këtu duhet kërkuar qëllimin dhe këtu mendoj se gjendet e vërteta rreth heshtjes ndaj fakteve që nuk mund të demantohen prandaj jemi kështu dhe këtë pasojë po e vuan Kosova”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai shton se duke pasur njerëz të tillë si Hashim Thaçi në krye të shtetit, kemi filluar edhe të izolohemi ndërkombëtarisht.

“Republikës sonë ka kohë që nuk ju kanë shtuar njohjet. Flitet madje edhe për tërheqje të njohjeve. Integrimet evropiane e rajonale po ashtu kanë mbetur në vend, prandaj edhe tani fshihen apo nuk fshihen të dhënat kjo pak ka rëndësi sepse populli e thotë me të drejtë: Dielli me shoshë nuk mbulohet. Kështu që edhe gjendja që ekziston në Kosovë as me heshtje por as edhe me pagesa të majme me para e me grupe kriminale që financojnë nuk mbulohet, nuk mbyllet sepse dështimet janë të thella dhe ato po shihen edhe nga populli edhe nga ndërkombëtarët për çdo ditë", përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)