Ngjarje e rëndë në Fier, një grua hidhet nga ballkoni, humb jetën

  • 09 August 2019 - 16:53
Ngjarje e rëndë në Fier, një grua hidhet nga ballkoni, humb jetën

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier.

Raportohet se një grua ka humbur jetën pasi është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Policia e Fierit ka njoftuar se rreth orës 15:35, në lagjen “1 Maji” Fier, 65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë paradites se sotme, edhe ne Korçë është shënuar një rast i rende, ku një 24 vjeçar është hedhur nga kati i peste i një pallati dhe është dërguar ne spital ne gjendje të rëndë.

(Kosova Sot Online)