Audio dhe video incizimet për zhvatjen, opozita kërkon përgjegjësi

  • 09 August 2019 - 16:59
Audio dhe video incizimet për zhvatjen, opozita kërkon përgjegjësi

Përplasje mes pushtetit dhe opozitës edhe pas vidoes së dytë të publikuar në rastin “Reket’. Për këtë rast VMRO DPMNE-ja vijon gishtin t’ia drejtojë pushtetit dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev.

Partia e Mickoskit gjithashtu thotë se prokurorja Ruskoska ka humbur kredibilitetin prandaj rasti “Reket” duhet të kalojë te ndonjë prokuror tjetër.

“Ruskovska me mosveprimin e saj i mundëson Janevës periudhë për fshehje dhe shkatërrim të dëshmive. Ruskovska patjetër të përgjigjet për lëshimet në hetim. Villma Ruskovska nuk ka kredibilitet ta udhëheq këtë rast. Duhet rasti “REKET” të ndërmerret nga prokuror tjetër publik i cili është kredibil dhe të zgjerohet hetimi. Menjëherë të përcaktohet masë paraburgimi për Janevën dhe të hetohet sa lëndë të PSP-së janë shfrytëzuar për reketim. Reket i përmasave të këtilla nuk mund të ndodh pa dijen e kreut të pushtetit Zoran Zaev”-tha Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja nga ana tjetër akuzon opozitën se është e përfshirë në dorëzimin e materialeve të gazeta italiane që publikon “bombat”.

“A është takuar Mickovski në Budapest me autorin e teksteve të cilat dalin në median italiane? A i ka dhënë diçka autorit të teksteve dhe çka është ajo? Magnatët e krijuar të regjimit, në koordinim me Nikolla Gruevskin, të ndihmuar nga ekzekutuesit e tij, bëjnë gjithçka për ta shkatërruar shtetin e drejtë, ta cenojnë euro-integrimin e vendit, të prezantohen si viktima dhe të shpëtojnë. Gjithkush që ka shpresuar se me skenarë, publikim të video materialeve do të komprometohen dëshmitë dhe do të shpëtojë nga faji para gjykatave gabohet”-pohoi Snezhana Kaleska – Vançeva, LSDM, shkruan Alsat.

Konferencës së mbajtur të deputete së LSDM-së Snezhana Kaleska – Vançeva para selisë së VMRO-DPMNE-së, nga kjo parti i kundërpërgjigjën duke lëshuar me zë të lartë muzikën e filmit “Kumbari”.

(Kosova Sot Online)