Italia dëbon 43-vjeçarin nga Kosova, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit

  • 09 August 2019 - 17:32
Italia dëbon 43-vjeçarin nga Kosova, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit

Një 43-vjeçar nga Kosova është dëbuar nga Italia. Vendimi për dëbimin e tij është nënshkruar nga Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini. Sipas njoftimit të tij, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi.

E se 43 vjeçari me inicialet M.M, është dëbuar nga Republika e Italisë, ka njoftuar edhe këshilltari politik i Ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ngjashëm do të veprojnë edhe institucionet e Kosovës, kur vlerësojnë që dikush paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Zyberaj ka thënë se autoritetet kosovareë do të merren me rastin, përserisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij.

“Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfardo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend”, ka shkruar Zyberaj. 

(Kosova Sot Online)