Goditje’ për Edi Ramën dhe Baton Haxhiun, ja si përfundon ëndrra e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës

  • 10 August 2019 - 07:45
Goditje’ për Edi Ramën dhe Baton Haxhiun, ja si përfundon ëndrra e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës

“Hashim zeza, kot fare e kishte që të mos bëhet pikë e pesë edhe Kuvendi i Kadri topuzit me plot e përplot hajna, rrugaç, vagabondë, gjysmë analfabet që vinin sa për të hedhur imza dhe për të vjedhur djersën e taksapaguesve dhe ja mbathnin me bisht ndër vegë. Ky i sëmurë mental, Hashim Zeza, akoma beson në ndarjen e Kosovës nga arkitektet tradhtarë të kombit të sojit ta këlyshit të UDB-ES serbe, zagarit të Jovica Stanishiqit, langoit të Aleksandër Vuçiqit, Baton Haxhiut dhe Edvin drogës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse kanë mbetur pak ditë deri në seancën e 22 gushtit, kur pritet të votohet shpërndarja e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës, për të shkuar në zgjedhje të reja, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi asnjëherë nuk po ndalet nga tentativat e tij për të gjetur mënyrën që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por të vazhdojë një mandat tjetër me qeveri të riformatuar. 

Këtë gjykim e japin analistët e politikës, njohës të prapaskenave që i ka bërë në të kaluarën dhe që po provon t’i bëjë përsëri Hashim Thaçi. 

Sipas analistëve, në prapaskenë po punon një makineri e tërë për t`ia mundësuar Hashim Thaçit ndarjen e Kosovës që është qëllimi i tij kryesor. 

Pikërisht për këtë qëllim, analistët theksojnë se Hashim Thaçi ka mobilizuar me të madhe edhe bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë, sidomos përmes ndërmjetësit të tij Baton Haxhiut, për ta krijuar një qeveri të re me votat e Listës serbe të dirigjuar nga Beogradi.

Presioni për këtë, sipas analistit politik, Reshat Badallaj vjen edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili duke përdorur deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj, është përpjekur t`ia bej argatin Hashim Thaçit, për çka fare lehtë u bënë PSD-ja e Shpend Jahtit dhe Dardan Molliqaj dhe ekipi e tij, argat të Hashim Thaçit në qëllimin e tij për ndarjen e Kosovës.

Image

“Hashim zeza kot fare u mundua që vendi të mos shkoj në zgjedhje edhe pse ishte në dorën që drejtonin krye banditët, krye hajnat, UDBA-shët e pashpirt dhe gjak zinj. Hashim zeza, kot fare e kishte që të mos bëhet pikë e pesë edhe Kuvendi i Kadri topuzit me plot e përplot hajna, rrugaç, vagabondë, gjysmë analfabet që vinin sa për të hedhur imza dhe për të vjedhur djersën e taksapaguesve dhe ja mbathnin me bisht ndër vegë. Ky i sëmurë mental, Hashim Zeza, akoma beson në ndarjen e Kosovës nga arkitektet tradhtarë të kombit të sojit ta këlyshit të UDB-ES serbe, zagarit të Jovica Stanishiqit, langoit të Aleksandër Vuqiqit, Baton Haxhiut dhe Edvin drogës”, tha analisti, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Ai thotë se ndarja e Kosovës do të mbetet ëndërr e Hashim Thaçit, sepse me kohë është bërë i qartë qëndrimi i miqve më të Kosovës kundër kësaj ideje. 

“Kjo ide ka vdekur njëherë e për gjithmonë. Këtë rrugë tradhtarësh i ndërpreu edhe zonja e çeliktë, Angela Merkel. Kjo kope langonjsh e hodhën këtë ide për interesa të tyre personale që tashmë dihen; për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale dhe vjedhjes së parave që merrnin me thasë,d he tani më thoani kush i beson më kësaj ideje tradhtarësh që janë tradhtarë shkuar tradhtarëve”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, nuk është rastësi pse në këtë përpjekje është kyqur edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit me ekipin e vetë, por edhe ata do të binden për këtë dështim. 

“Këta mangup punojnë sipas planeve serbe, mirëpo, mjerisht këta nuk janë vetën. Kanë edhe ca langonj për sherr si ata këlyshët e bandës me gjak serbi të Devollve, ai Shpend Hajni, Dandan Mulliqaj, miku i Kristaqit, sepse gruaja këtij mjekër cjapi është në kopenë e Edvin Drogës, për ata që nuk e din”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sidoqoftë, ai thotë se plani i ndarjes ka dështuar.

“Ideja e këtyre langonjve për ndarjen e Kosovës është e vdekur se këta langonj kot e kanë dhe se përpos që do të dështojnë turpshëm do të ikin nga kjo botë me damkën e zezë të tradhtisë dhe jo vetëm kaq, por edhe pasurin e vjedhur nuk do ta gëzojnë edhe kjo kope këlyshësh të PSD, që janë bërë taman si ato laviret që presin te semafori për ta shitur trupin, por dallimi te kjo kope është se e shesin edhe vendin e kombin”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)