Zbulohet arsyeja: Ja pse mijëra kosovarë po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

  • 10 August 2019 - 07:55
Zbulohet arsyeja: Ja pse mijëra kosovarë po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

“Kjo është vërtetë e dhimbshme, kjo situate që ka prodhuar politika, duke mos iu dhënë apo krijuar mundësi të barabarta qytetarëve tanë, qoftë në punësim,duke ua vështirësuar gjendjen socio-ekonomike, shkollim, shëndetësi, kulturë, e në anën tjetër ka prodhuar një grup oligarkësh që sundojnë ekonomin e Kosovës si të ishin feudal”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Politika e udhëhequr nga njerëzit të lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin, sipas analistit politik, Nexhat Haziri ka bërë që Kosovën ta shndërrojnë në një vend të pa shpresë dhe të pa perspektivë për qytetarët tanë, në veçanti për të rinjtë të cilët në pamundësi të ndërtimit dhe zhvillimit të jetës së tyre, kanë kërkuar zgjedhje tjetër siç është imigrimi dhe heqja dorë nga nënshtetësia e vendit të tyre. 

Image

“Këtë më së miri mundë ta ilustrojmë me braktisjen masive të Kosovës nga qytetarët që e kemi parë ditëve të fundit, duke lëvizur në drejtim të Kroacisë. Sllovenisë dhe vendeve tjera evropiane, por akoma më alarmante paraqitet situata kur qytetarët të cilët sistemohen në një punë jashtë vendit heqin dorë edhe nga shtetësia”.

 

 

Sipas Hazirit, ky është kulmi i zhgënjimit, zhgënjim që nuk e ka pritur as paramenduar askush se mundë të arrijë deri në këtë nivel. 

“Askush nuk e ka pritur këtë fenomen të heqjes dorë nga nënshtetësia e Kosovës nga ana e qytetarëve të saj, vetëm 20 vite pas çlirimit dhe vetëm 11 vite shtet. Kjo është vërtetë e dhimbshme, kjo situate që ka prodhuar politika, duke mos iu dhënë apo krijuar mundësi të barabarta qytetarëve tanë, qoftë në punësim,duke ua vështirësuar gjendjen socio-ekonomike, shkollim, shëndetësi, kulturë, e në anën tjetër ka prodhuar një grup oligarkësh që sundojnë ekonomin e Kosovës si të ishin feudal, që po ashtu ua ka mundësuar abuzimin edhe më të punësuarit, sidomos në sektorin privat I cili karakterizohet me shkelje të renda të të drejtave të punëtorit”, tha analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse është situatë e dhimbshme, dhe aspak nuk i shkon për imazh pozitiv shtetit të Kosovës, Haziri thotë se është vendim të cilin këta qytetarë i detyron ta marrin vetë politika, e cila ka instaluar padrejtësinë, krimin e korrupsionin në të gjitha nivelet, dhe ka ngulfatur demokracinë dhe barazinë para ligjit. 

Analisti Haziri thotë se shpëtimi i orëve të fundit për të mos u zbrazur shteti, duhet të jetë dalja masive në këto zgjedhje për të bërë ndryshime dhe ndëshkuar politikën e korruptuar.

“Duke parë një situatë të tillë, mbase të mjeruar, e drejta për të kërkuar një jetë më të mirë është e drejtë legjitime, por ky fenomen, si është heqja dorë nga nënshtetësia, por edhe emigrimi duhet të jetë alarm për shoqërinë kosovare, e cila duhet të aktivizohet më shumë në kundërshtimin e politikave mafioze dhe kundër sundimit të një pjese kriminale në skenën politike. Unë shpresoj se ky fenomen po ashtu do të jetë një vetëdijesim për qytetarët tanë në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen së shpejti, që më votë të ndëshkohet pushteti I kriminalizuar, dhe të hapet mundësia e ndryshimit dhe e shpresës se edhe në Kosovë jetohet dhe duhet krijuar kushtet që fenomeni I heqjes dorë nga nënshtetësia dhe emigrimi të mos e rrezikoj Kosovën nga zbrazja, sidomos nga të rinjtë”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)