Ish agjenti i SHIK-ut zbulon prapaskenat dhe shantazhet Thaçit: Ja pse u caktua 22 gushti

  • 10 August 2019 - 08:10
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon prapaskenat dhe shantazhet Thaçit: Ja pse u caktua 22 gushti

“Tani pas dorëheqjes së drejtë të kryeministrit Haradinaj, presidenti i dhunshëm, Thaçi po i zvarritë qëllimisht zgjedhjet e jashtëzakonshme duke tentuar që ta shpëtojë vetveten dhe PDK-në, pra partinë e tij, nga fundosja e përbashkët që i pret”, tha  Miftari për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar një datë për seancën e jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për shpërndarjen e kësaj legjislature dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, analistët politikë vlerësojnë se një datë e caktuar në distancë të madhe kohore, pra deri me 22 gusht, është lënë qëllimisht në mënyrë që t’i jepet mundësia kreut të shtetit, Hashim Thaçit për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë, për krijimin e një qeverie, e cila do t`i shërbente Hashim Thaçit për qëllimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Për ta realizuar këtë qëllim, analistët politikë theksojnë se Hashim Thaçi nuk po pushon akoma së punuari që bashkë me nëntokën kriminale, të tentoj të krijojë një qeveri qoftë me PSD-në e Shpend Jahtit, qoftë me LDK-në apo me këdo tjetër, vetëm e vetëm qe kjo qeveri t’i shërbej atij 100% në realizimin e shkëmbimit të territoreve, gjegjësisht ndarjes së Kosovës.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari madje thotë se edhe dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, ka qenë një projekti i hartuar në prapaskenë nga Hashim Thaçit dhe njerëzit e Vuqiqit, për ta eliminuar atë si kundërshtar të opsionit të ndarjes dhe për të sjell në pozitë kryeministri një personalitet tjetër që është i gatshëm të shkoj rrugës së trasuar mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit për ndarje, vetëm që Thaçi të mos ndiqet nga Gjykata Speciale. 

Image

“Jemi dëshmitar se qe disa kohë presidenti për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale po e dëmton Kosovën qëllimisht në aspektin ndërkombëtar dhe përveç që e ka ndarë mendjen për ta ndarë Kosovën, shkëputë veriun e pasur me ujë dhe xehe, për të ja dhuruar shtetit Serb, dhe për ta realizuar këtë skenar të errët ai po punon natën dhe ditën bashkë me armiqtë e vendit ton, Serbinë dhe Rusinë, por edhe me disa udhëheqës tjerë ndërkombëtar, disa dhëndurë pro serb që kanë qenë kundër intervenimit të NATOS në vitin 1999”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Pikërisht për këtë qëllim, në momentin e kërkuar, sipas Miftarit, është provokuar Hadinaj me ftesën për  intervistim nga Haga, vetëm që të detyrohet me dorëheqje. 

“Edhe thirrja për Haradinajn ishte e kurdisur vetëm për ta etiketuar ndërkombëtarisht. Thirrja e kryeministrit Haradinaj në Hag është e inskenuar nga lobet pro serbe dhe anti Kosovë dhe nga vetë presidenti i dhunshëm Hashim Thaqi. Tani pas dorëheqjes së drejtë të kryeministrit Haradinaj, presidenti i dhunshëm Thaçi po i zvarritë qëllimisht zgjedhjet e jashtëzakonshme duke tentuar që ta shpëton vetveten dhe PDK, pra partinë e tij, nga fundosja e përbashkët që i pret. Për ta arritur këtë qëllim nuk është aspak sekret se ai edhe po tenton që me pakicat dhe ndonjë parti tjetër shqiptare ta mbaj akoma në pushtet PDK-në të cilën e e ka shndërruar në parti lodër dhe në pronë të tij private” deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut thotë se, tradicionalisht dihet nga të gjithë se Hashim Thaçi mbijeton me prodhimin artificial të krizave institucionale, të cilat i kontrollon vet dhe kësisoj po sundon si të ishte një despot.

“Dhe tani qëllimi i Thaçit është që përmes njerëzve të vet që i ka të instaluar në LDK, ta shpëton edhe një herë veten dhe pronën e tij PDK-në nga rënia pingul nga pushteti. Të gjithë jemi dëshmitar tani se si falanga e Thaçit që është prezentë në LDK ka filluar marshimin që me çdo kusht ta pengon një koalicion politik, koalicionin e shpëtimit dhe koalicionin e shpresës të vetme që tash për tash mundë të jetë VV-LDK apo ndoshta edhe AAK +. Nëse do të ketë sukses Hashim Thaçi, ai do të provon edhe për shumë kohë që ta zvarritë madje edhe formimin e qeveris së re që do dal nga zgjedhjet e reja që do mbahen, vetëm e vetëm me qëllimin që prapë t’i detyrojë për të bërë kurorëzim PDK me LDK-në, sepse vetëm atëherë arrihet më lehtë deri te qëllimi për ndarjen e Kosovës, kurse ana tjetër e errët do të jetë vazhdimi i pa shmangshëm i sundimit e krimit të organizuar të cilin më pas nuk ka kush e ndal edhe për shumë vite”, shtoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)