Numër i madh i aksidenteve, Policia bën apel për kujdes

  • 10 August 2019 - 16:18
Numër i madh i aksidenteve, Policia bën apel për kujdes

Policia e Kosovës vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës kërkon dhe njëherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

(Kosova Sot Online)