Deputeti i'a numëron dështimet ministrit Ismaili

  • 10 August 2019 - 19:37
Deputeti i'a numëron dështimet ministrit Ismaili

Deputeti i Lidhjet Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook, ia ka numëruar dështimet  Ministrit në ikje të shëndetësisë Uran Ismaili

Sipas Avdylit, ministri në ikje, u mburr si zakonisht me punën e të tjerëve, duke provuar që në ikje e sipër nga sektori ku e ka përkeqësuar gjendjen, t’i shes rezultate të rreme opinionit.

Shkrimi i plotë nga deputeti Avdyli

“SUKSESET” e Ministrit në ikje . Objekti ” Fantazmë “. 
Ministri i Shëndetësisë para dy dite doli në një konferencë për media dhe me shifra të kalkuluara gabimisht prezantoi rastet e stentimeve dhe të koronarografive në QKUK. U mburr si zakonisht me punën e të tjerëve, duke provuar që në ikje e sipër nga sektori ku e ka përkeqësuar gjendjen, t’i shes rezultate të rreme opinionit .Publikut i kujtohet se si ai vazhdimisht sivjet është mburr se si gjoja i ka shpëtuar buxhetit të Kosovës 5 milionë euro nga blerja “më e lirë” e barnave. MInistri ose nuk e di ose është krejtësisht i pa informuar çka ndodh në sektorin që e udhëheq ai. Po të ishtë se ka kursyer buxhetin, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për trajtim jashtë institucioneve publike nuk do të kishte harxhur për këtë fazë të vitit 11 milionë euro, edhe për këto sëmundje. Derisa lista e pacientëve që Fondi pritet t’ua ekzekutojë pagesat ka mbetur te fundi i vitit 2018. Dmth. rastet që janë paguar më 11 milionë eurot e këtij viti, janë raste të vitit të kaluar.
Dhe për këtë herë, Ministri i Shëndetësisë,kur mburret me punën e tjerëve, do të ishte mirë të tregojë përveq falimentimit të SISh, edhe për projektin e dështuar për Emergjencën e re, një objekt fantazmë që është dashur të përfundojë në qershor 2019, e ku investimi ishte rreth 10 milionë euro, ndërsa punimet si duket kanë ngecur me qëllim gjatë qeverisjes së tij. Për më shumë, Ministria si duket do të ballafaqohet me padi nga kompania punëkryerëse. Por keto penalitete se brengosin , me rëndësi kompanitë të afërta me partinë e tij të marrin tendera. Foto më poshtë ndërtesa e projektuar për Emergjencën e re e lënë në harresë, për këto vite ,nga neglizhenca qeveritare.

(Kosova Sot Online)