Skenari në prapaskenë: Ja kush e paralajmëron koalicionin PDK-LDK-PSD, arsyeja Hashim Thaçi

  • 11 August 2019 - 08:32
Skenari në prapaskenë: Ja kush e paralajmëron koalicionin PDK-LDK-PSD, arsyeja Hashim Thaçi

“Pavarësisht rezultateve që do të dalin nga zgjedhjet e parakohshme nacionale, Hashim Thaçi dhe PDK-ja e Veselit tani, ia arritën qëllimit që ta mbajnë përsëri nën sqetull LDK-në e bunkerizuar pas liderit të partisë. PDK-ja ngjashëm po e mbanë nën sqetull edhe PSD-në e Shpend Jahtit, falë edhe presionit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke i përdorur disa nga deputetët e PSD-së, në përpjekje që t`ia bej argatin Hashim Thaçit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Image
Florim Zeqa

Analisti politik, Florim Zeqa, duke analizuar tentativën e Hashim Thaçit që vendi të mos shkojë në zgjedhje dhe parlamenti të mos shpërbëhet, por edhe veprimet tjera në prapaskenë me makineri të tërë për ta ruajtur pozitën e tij dhe krijimin e një qeverie të re e do t`ia mundësur atij ndarjen e Kosovës, konsideron se partia “xhoker” që në momentin e fundit do t’i bashkëngjitet këtij projekti, para apo pas zgjedhjeve, mund të jetë edhe LDK-ja e pa reformuar e Isa Mustafës dhe PSD-ja e Shpend Ahmetit.

Zeqa tha për “Kosova Sot Online”, se tanimë nuk është sekret që nga dorëheqja e "pa revokueshme" e kryeministrit Haradinaj, Hashim Thaçi nuk ka të ndalur në tentativat e tij, që vendi të mos shkojë në zgjedhje dhe parlamenti të mos shpërbëhet, prandaj akoma Hashim Thaçi po punon me të madhe në atë drejtim, e për këtë ai ka mobilizuar bashkëpunëtorët e rinj e të vjetër në Prishtinë, Tiranë e Beograd përmes ndërmjetësimit të Baton Haxhiut, për ta krijuar një qeveri të re me votat e Listës serbe të dirigjuar nga Beogradi.

“Pra siç shihet, në prapaskenë është duke punuar një makineri e tërë për t'ia mundësuar Hashim Thaçit ndarjen e Kosovës. Mos ndryshimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës në kuvendin e fundit të ashtuquajtur zgjedhor, apo më mirë të themi në "Lidhjen" e Isa Mustafës shkojnë në funksion të asaj makinerie dhe janë garancia më e fuqishme e Hashim Thaçit për realizimin e të gjitha vendimeve të Brukselit në Parlamentin e Kosovës, ashtu siq i ka realizuar deri më tani pa asnjë pengesë”, tha analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, PDK-ja nuk do të lë gurë pa rrotulluar në mënyrë që pas bërjes publike të rezultatit të zgjedhjeve ta bindë përsëri LDK-në, por edhe PSD-në për një bashkëqeverisje të re dhe realizim të të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, të cilat edhe i kanë nënshkruar së bashku në mandatin e kaluar, e të cilat kanë mbetur akoma pa u zbatuar që të gjitha për këto dy vite të brishta të koalicionit PAN.

“Pavarësisht rezultateve që do të dalin nga zgjedhjet e parakohshme nacionale, Hashim Thaçi dhe PDK-ja e Veselit tani, ia arritën qëllimit që ta mbajnë përsëri nën sqetull LDK-në e bunkerizuar pas liderit të partisë. PDK-ja ngjashëm po e mbanë nën sqetull edhe PSD-në e Shpend Jahtit, falë edhe presionit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke i përdorur disa nga deputetët e PSD-së, në përpjekje që t`ia bej argatin Hashim Thaçit. Etja e pakufishme për pushtetin qendror e Shpend Jahtit dhe ekipit të tij, kanë bërë që PSD-ja të kthehet në marionetë e Hashim Thaçit në qëllimin e tij për ndarjen e Kosovës”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)