Tregon profesori i njohur: Ja koalicioni që nis procesin e rëndësishëm në Kosovë

  • 12 August 2019 - 07:35
Tregon profesori i njohur: Ja koalicioni që nis procesin e rëndësishëm në Kosovë

“Deri me tash vetëm nga partitë ekzistuese të opozitës kemi pasur deklarime dhe kërkesa se janë të gatshme të merren me këtë temë derisa të tjera nuk e përmendin as nuk dëshirojnë fare të flasim për këtë proces,prandaj unë dua të besoj dhe të shpresoj se një koalicion eventual për qeverisje të shtetit në mes të LDK dhe VV ndoshta do të mund ta zhbllokonte dhe qonte përpara vendin tonë dhe në këtë temë”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i rrethanave politike dhe profesori i së drejtës Blerim Burjani, konsideron se partitë e koalicionit PAN, kanë rënë gjatë këtij mandati në provim sa i takon kërkesës së shoqërisë kosovare për miratimin e Ligjit të VETING-ut, sepse nuk kanë pasur vullnet politik ta bëjnë atë.

Image

Sipas Burjanit, ardhja e sërishme e këtyre partive politike në pushtet do ti shuan shpresat edhe për një mandat tjetër sa i takon bërjes së ligjit VETTING.

Testi mbetet tani, sipas tij tek një qeveri e re që do të përbëhen nga dy subjektet kryesore të tanishme në opozitë, LDK dhe VV, ngase sipas Burjanit edhe gjatë mandatit të tanishëm të parlamentit, ka pasur zëra deputetësh nga këto parti politike që e kanë kërkuar VETING-un nga ana e ekzekutivit, por kërkesa ka hasur në vesh të shurdhër.

 

 

“Ligji i VETTING kuptohet se është i domosdoshëm të bëhet sa më shpejtë dhe të fillon të zbatohet. Kishte gjatë këtij mandati në përfundim fjalë të kota miradije e simpatie për këtë proces edhe nga ana e disa oponentëve të pozitës por nuk ka pasur vullnet real për ta quar përpara këtë proces. Tani në të ardhmen unë konsideroj se ky ligj varet shume nga partia dhe cila është në krye të pushtetit ekzekutiv apo nga koalicioni fitues. Deri me tash vetëm nga partitë ekzistuese të opozitës kemi pasur deklarime dhe kërkesa se janë të gatshme të merren me këtë temë derisa të tjera nuk e përmendin as nuk dëshirojnë fare të flasim për këtë proces,prandaj unë dua të besoj dhe të shpresoj se një koalicion eventual për qeverisje të shtetit në mes të LDK dhe VV ndoshta do të mund ta zhbllokonte dhe qonte përpara vendin tonë dhe në këtë temë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Blerim Burjanit, asnjë ekuacion tjetër politikë në formimin e qeverisë së re, që përjashton LDK-në dhe VV-në nga Qeverisja, nuk ka shans ta fus na agjendë ligjin e VETTING-ut, sepse kryesisht janë parti politike që janë krijuar mbi baza jo të shëndosha klienteliste dhe janë pasuruar shpejtë klanet e tyre në mënyrë të pa ligjshme.

“Kështu që goditja e parë edhe me Ligjin VETTING, përveç drejtësisë do të vinte kundër këtyre krijesave të korruptuara. Jam më se i sigurt që të gjitha variantet tjera të formimit të qeverisë së re nuk do të funksionin si duhet dhe nuk do të premtonin për të sjellë ndryshimet as në masën më minimale. Aty janë mbledhur njerëz kinse të politikës që në shumicë janë me prejardhje të te skajshme të varfër e që tash brenda natës janë bërë të pasur. Të tillët nuk janë njerëz që punojnë për ta vënë sistemin e drejtësisë në binarët e shëndosh dhe nuk mundë të jenë ata që premtojnë angazhim serioz e konsistent për luftimin e krimit e të korrupsionit”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)