I riu nga Tropoja rrezikon burgun në Serbi për një foto me flamurin shqiptar

  • 12 August 2019 - 08:10
I riu nga Tropoja rrezikon burgun në Serbi për një foto me flamurin shqiptar

shte prill kur një i ri nga Tropoja bëri një foto të flamurit kuqezi në makinën e tij në Beograd.

Mediat serbe e quajtën “provokacija”  ndërsa çështja nuk kaloi pa u vënë re as nga autoritetet, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga publikimi i kësaj fotoje.

“PROVOKACIJA! Një shqiptar bëri një foto para simbolit të Serbisë në mes të natës, hapi flamurin e Shqipërisë dhe shpëtoi”, shkruante asokohe”Kurir”.

Sipas “JOQ” i riu ndodhet sot në paraburgim dhe nuk dihet fati i tij. Ai pritet të dalë në gjyq të martën për akuzën e radikalizimit dhe provokimit, ndërsa ambasada shqiptare në Serbi as nuk është interesuar për rastin.

Shqiptari shprehet për median se rrezikon deri në 6 muaj burg:

“Para 5 ditësh vij në doganë Kroaci-Serbi sa më panë makinen kanë ardhur nja 15 policë serbë, me lidhen me çun në zyre, gjaja e para që më kanë thënë çfarë lidhje ke me Ballist Morinën? Unë as idenë më të vogël nuk e kisha se ca ka ndodh. Më hapën Google e më treguan se kjo foto paska bërë namin në Serbi krejt mediat e televizionet paskan fol atë javë edhe e paskan quajtur provokim të madh. Makina konfiskohet, shoferi ( autori fotos) deri në 6 muaj burg!

Ambasada shqiptare as telefonin nuk ta ngre që të flas me ta! Kjo i bie që çdo shqiptar që ka ba foto me flamur nëpër vende të botës të dënohet. Jemi patriota po lum për ne se cfarë shteti kemi që na përfaqson!”

Image

(Kosova Sot Online)