Sulmohet fizikisht një femër në Prishtinë

  • 12 August 2019 - 10:47
Sulmohet fizikisht një femër në Prishtinë

Vazhdon dhuna ndaj gjinisë femërore. Policia njofton se një femër është sulmuar fizikisht në Prishtinë nga një mashkull.

Ajo është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

Sulmuesi është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)