SHBA: Polici vret veten, brenda vitit tetë policë bënë vetëvrasje

  • 14 gusht 2019 - 07:59
SHBA: Polici vret veten, brenda vitit tetë policë bënë vetëvrasje

Një anëtar e policisë së New York-ut ka vrarë veten duke dhënë një alarm brenda departamentit të policisë pasi numri i policëve që kanë vrarë veten ka shkuar në 8 brenda këtij viti.

Polici 35 vjeçar kishte 7 vite që shërbente ku u caktua të kryente shërbimin përreth Yankee Stadium. Ai ka lënë disa shënime por të cilat nuk janë bërë publike thonë zyrtarët për mediat amerikane.

Polici ishte në detyrë kur ka kryer vetëvrasjen. Në policinë e Amerikës ka rënë alarmi i kuq për numrin e madh të vetvrasjeve të policëve këtë vit.

Brenda këtj viti shënohen 8 raste kurse në 6 raste kanë ndodhur që nga qershori. Janë të shumta raportet që tregojnë një nivel të lartë stresi dhe depresioni që kalojnë policët në SHBA.

(Kosova Sot Online)