Tomor Morina lirohet sot, flet avokati pas vendimit të Gjykatës në Maqedoni

  • 14 August 2019 - 15:00
Tomor Morina lirohet sot, flet avokati  pas vendimit të Gjykatës në Maqedoni

Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka marrë vendim që ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina të mos ekstradohet në Serbi. Ai po ashtu është liruar nga burgu. Për momentin është duke i përfunduar procedurat e lirimit.

Këtë e ka konfirmuar për media, avokati i Morinës, Naser Raufi.

“Është liruar Morina. Brenda një ore ai do të dal nga burgu”, i ka thënë Gazetës pala mbrojtëse e Tomor Morinës.

Raufi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për lirimin e tij.

“Kështu ka thënë edhe Gjykata Supreme. Sapo e nënshkrova vendimin e gjykatës për lirimin e tij” tha Raufi.

Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrestim të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

(Kosova Sot Online)