Tregon analisti i njohur: Ja kush është i përfshirë në skenarin e shkatërrimit të Telekomit

  • 14 August 2019 - 18:33
Tregon analisti i njohur: Ja kush është i përfshirë në skenarin e shkatërrimit të Telekomit

“Përkundër të gjithave sa kanë ndodhur, duke pasur parasysh faktin se në krejt këtë aferë kriminale, janë thellë të implikuar vet politik bërësit kryesor të shtetit dhe udhëheqja e kriminalizuar vendore. Edhe pse shuma e deklaruar kap shifrën e mbi 107 milion eurove humbje për Telekomin dhe buxhetin e shtetit të Kosovës, Prokuroria e kapur dhe dirigjuar nga politika e inkriminuar, mbyll sytë dhe nuk sjell në bankën e të akuzuarave asnjë nga të inkriminuarit në këtë krim te organizuar, duke filluar nga vëllezërit Devolli e deri te pushtetarët e inkriminuar, të cilët janë pjesë thelbësore e kësaj kontrate kriminale”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri duke shfletuar dhe analizuar raportin e detajuar analitik për gjendjen në PTK gjatë kohës sa ishte në fuqi kontrata dubioze me Z- Mobile të Blerim Devollit, konsideron se për shkatërrimin e këtij aseti të rëndësishëm të shtetit, përveç politikës së lidhur me strukturat e krimit të organizuar, nuk përjashtohet as pjesëmarrja indirekte e grupeve të interesit nga vetë sistemi i drejtësisë.

“Sepse sado që kemi një raport analitik të vonuar, alarmi është ndezur kaherë në medie dhe me vetë gjendjen në PTK, prandaj është dashur të veprohet nga ana e Prokurorisë e cila gjithçka ka përcjellur dhe po përcjell në heshtje. Përkundër të gjithave sa kanë ndodhur, duke pasur parasysh faktin se në krejt këtë aferë kriminale, janë thellë të implikuar vet politik bërësit kryesor të shtetit dhe udhëheqja e kriminalizuar vendore. Edhe pse shuma e deklaruar kap shifrën e mbi 107 milion eurove humbje për Telekomin dhe buxhetin e shtetit të Kosovës, Prokuroria e kapur dhe dirigjuar nga politika e inkriminuar,mbyll sytë dhe nuk sjell në bankën e të akuzuarave asnjë nga të inkriminuarit në këtë krim te organizuar, duke filluar nga vëllezërit Devolli e deri te pushtetarët e inkriminuar, të cilët janë pjesë thelbësore e kësaj kontrate kriminale”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Këtë konstatim, Qarri I nxjerr pas analizave të raportit, e ku sipas të gjitha analizave profesionale të bëra kohët e fundit nga ekspertë të fushave të telekomunikacionit, ekonomisë dhe të jurisprudencës, del se listës së dëmtuesve më të mëdhenj të Telekomit të Kosovës i prinë kontrata kontroverse me Z-Mobile, tashmë e pranuar nga të gjithë si kontratë puro korruptive.

“Këtë përfundimisht e vërtetoi edhe raporti i hartuar nga ekspertë të Telekomit, i cili raport saktëson humbjet 10 vjeçare,me mbi 107 milione euro, që i ka pësuar kompania publike nga kompania fiktive dhe mafioze, Z-Mobile e Blerim Devollit. Në këtë kontratë dubioze, shihet qartë se janë të involvuar thellë politika dhe politik bërësit e kriminalizuar të vendit,të cilët në gjithë këtë histori kriminale, kishin hisen e vet të përfitimeve”, shtoi Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në këtë kontratë dubioze, sipas Qarrit shihet qartë se janë të involvuar thellë politika dhe politikbërësit e kriminalizuar të vendit, të cilët në gjithë këtë histori kriminale kishin hisen e vet të përfitimeve.

“Përndryshe është e pa kuptueshme se po të mos ishin ndërhyrjet e politikës së inkriminuar, pse iu deshën mese 10 vjet eksperteve te Telekomit që ta vërtetojnë dhe dërgojnë ne prokurori dëshmitë se Telekomi ka pësuar qindra miliona euro humbje. Pse PTK dhe departamenti teknik në Telekom, mundi vetëm pas 10 vitesh të pagimit të tagrit mafioz,të konstatojnë se pas analizës së bërë 73% e të hyrave kanë shkuar në llogari të Z-Mobile, që ishte krejt e kundërta e asaj që në fakt do duhej të ndodhte”, shton dilemat dhe pyetjet e tij analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në anën tjetër, sipas Qarrit përveç dëmeve ndaj Telekomit, njëkohësisht është dëmtuar rëndë edhe vet buxheti i shtetit të Kosovës, sepse nuk ka mundur të marrë dividendë nga Telekomi për shkak të humbjeve të mëdha të shkaktuara në radhë të parë, mu nga kjo kontratë kriminale.

“Nga kjo del se kushtet e kësaj kontrate janë bërë në kundërshtim të plotë me të gjitha praktikat biznesore mbi të cilat operojnë MVNO-të në Kosovë dhe kudo tjetër në botë. Ndaj siç theksohet edhe në raport, për 9 vite sa ka zgjatur kontrata në fjalë (2010-2019), Telekomi ka pësuar mbi 107 milionë euro humbje, të deklaruara zyrtarisht si humbje reale për Telekomin, ndërsa më tepër se 73 milionë euro, kishte fitim bruto, për Z-Mobile. Por, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, mbi 140 milionë euro tjera, ishte vlera e llogaritur e të hyrave, që kompania publike,ka humbur për shkak të numrave që i janë dhënë Z-Mobile, si dhe humbjet disa milionëshe shtesë, për shkak të thirrjeve të humbura dhe largimit të konsumatorëve të pakënaqur si pasojë e mbingarkesës të shkaktuara pikërisht nga shërbimet pa limit të Z-Mobile”, deklaroi analisti, Qarri për "Kosova Sot Online”.

Shtrirjen për toke dhe buzë falimentimit, sipas Gani Qarrit e sjell ndëshkimi që Telekomit i vjen nga Arbitrazhi, sepse borxhi kriminal ndaj Z-Mobile shtohet akoma dhe afera SIM –to-Sim.

“Si përfundim nga ky raport,vërtetohet se përderisa Z-Mobile ka pasur mbi 73 milionë euro fitim,mbi 107 milionë euro humbje të deklaruara zyrtare kishte Telekomi, ndërsa, rreth 140 milionë euro tjera është vlera e përllogaritur e të hyrave për Z-Mobile nga kjo kontratë, prej numrave të marrë prej Telekomit dhe dukuria SIM-to-SIM”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)