Zbulohet arsyeja: Ja pse PDK-ja është në panik nga koalicioni LDK-VV

  • 15 August 2019 - 11:26
Zbulohet arsyeja: Ja pse PDK-ja është në panik nga koalicioni LDK-VV

“Ky reagim jo vetëm i PDK-së , por edhe i AAK-së, është i nxitur edhe nga arsyeja e të kuptuarit se ish aleatët e PAN-it, i kanë të humbura zgjedhjet dhe mbetja pa pushtet, është vështirë e kuptueshme dhe e pajtueshme për lidershipin e tyre, të cilët nga keqqeverisja, zhvatja dhe krimi i organizuar që kanë përfituar dhjeta miliona pasuri”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Partia demokratike e Kosovës, e cila nuk është mësuar asnjëherë të jetë në opozitë por vazhdimisht në pushtet, përjashto këtu mandatin e dytë qeverisës të koalicionit LDK-AAK, po i përcjell me kundërshtime, frikë dhe fushatë denigruese të gjitha takimet dhe bisedimet që po zhvillohen mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së në koalicioni politik për bashkëqeverisje, qoftë para apo pas zgjedhor.

Sipas analuistëve politikë, shprehja e vullnetit dhe përpjekjet për arritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së, nuk po shihen me sy të mirë, por me shumë frikë nga partnerët kryesor të koalicionit PAN, PDK-së dhe AAK-së.

Analisti politik, Nexhat Haziri tha për “Kosova Sot Online” se ashpërsia e reagimit nga PDK, shpërfaqë frikën që kanë nga humbja e zgjedhjeve dhe mbetja në opozitë, që sipas Hazirit në këtë mandat e kanë të garantuar mbetjen në opozitë, gjë që e kanë të vështirë të pajtohen, sepse rikthimi pastaj do të jetë akoma më i pa mundur.

Image
Nexhat Haziri

Kundër takimit që u zhvillua ditë më parë në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, kanë reaguar ashpër deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili deklaron me keqardhje se është i pakuptimtë ai takim dhe ato bisedime për koalicion nëse kujtohet historia dhe raportet e tyre me një armiqësi të thellë. Po ashtu reagim pati edhe nga nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Të dyja këto reagime shihet si shpërthim i panikut të PDK-dhe tregues për nivelin e në krim dhe korrupsion, dhe tani sa do pak i frikësohen një ndryshimi të vogël që do të fillonte ta zbërthej nyjën e këtij krimi të instaluar nga nëntoka hiq me pak se 20 vite mbrapa. 

“Ky reagim është për arsye paniku që tashmë është prezent te PDK-ja dhe lidershipi i saj, të cilët kanë zgjedhur të “gërmojnë” në të kaluarën jot ë largët e të dyja subjekteve politike, LDK-së dhe VV-së, ku i karakterizuar raporte të tensionuara politike në mes tyre. Ky reagim jo vetëm I PDK-së , por edhe i AAK-së, është i nxitur edhe nga arsyeja e të kuptuarit se ish aleatët e PAN-it, i kanë të humbura zgjedhjet dhe mbetja pa pushtet, është vështirë e kuptueshme dhe e pajtueshme për lidershipin e tyre, të cilët nga keqqeverisja, zhvatja dhe krimi i organizuar që kanë përfituar dhjeta miliona pasuri”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, nëse arrin të jetësohet koalicioni LDK-VV, atëherë gjasat janë shumë reale për zbërthimin e gjithë nyjës së krimit dhe korrupsionit që është zhvilluar në institucionet e shtetit të Kosovës, kur në krye të qeverisë ishte PDK-ja me aleatët e vegjël.

“Mbase një koalicion në mes LDK-së dhe VV-së, jo vetëm që i nxjerrë fitues absolut, por shihet nga PDK-ja dhe AAK-ja, edhe si fundi i lidershpit të tyre të mbijetesës politike. Pa pushtet, z. Veseli dhe z. Haradinaj, janë lehtësisht objekt i drejtësisë për të hetuar jo vetëm të kaluarën e tyre, por edhe veprimet e tanishme si gjatë periudhës qeverisës por edhe jashtë sajë për dyshimet që rëndojnë mbi ta për involvim në veprimtari antiligjore, dhe kjo mbase i tmerron ata”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)