Kurti e kujton Arbën Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes

  • 15 August 2019 - 16:31
Kurti e kujton Arbën Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar në shtatë vjetorin e vdekjes politikanin, Arbën Xahferi.

Kurti ka thënë se Xhaferi ka hyrë me shumë dije në politikë dhe ka prodhuar shumë dije në politikë.

“Sepse mendimi i tij ka qenë mendim në ecje, mendim që nuk ndalej asnjëherë. Sëmundja që e kaploi njëmend e pasivizoi atë fizikisht, porse mendja e tij u bë më dinamike se kurrë më parë. Ashtu sikurse që në trupin e ngurtë ziejnë pafund atome e grimca tjera me shpejtësi marramendëse, ngjashëm në siluetën e ngadalësuar të Arbën Xhaferit punonte mendja e tij krijuese. Ndonëse i kufizuar dhe i dërrmuar nga Parkinsoni, shkrimet më të mira dhe më të fuqishme të Arbënit ishin pikërisht ato të dekadës së fundit të jetës së tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Ribotim i tekstit nga gushti 2012 me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së Arbën Xhaferit. Mendimi në ecje Arbën Xhaferi e...

Posted by Albin Kurti on Thursday, August 15, 2019


(Kosova Sot Online)