Basha: Një kriminel më pak! Asgjë nuk ndryshon derisa të ikë Rama

  • 15 August 2019 - 17:10
Basha: Një kriminel më pak! Asgjë nuk ndryshon derisa të ikë Rama

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social mbi dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Basha shkruan se dorëheqja e tij nënkupton një kriminel më pak në pushtetin vendor. Më tutje kryedemokrati thekson se opozita nuk do të ndalojë derisa të largojë Ramën, që sipas Bashës është dhe mbetet koka e krimit në politikën shqiptare.

STATUSI:

Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik.

(Kosova Sot Online)