Rugova çuditet me reagimin e partive për takimin Mustafa – Kurti

  • 15 August 2019 - 17:45
Rugova çuditet me reagimin e partive për takimin Mustafa – Kurti

Takimi kryetarit së LDK’së, Isa Mustafa me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin në fillim të kësaj jave është komentuar shumë nga zyrtarë të partive të tjera.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, e ka quajtur të çuditshëm reagimin e partive të koalicionit PAN, për takimin Mustafa – Kurti.

‘Reagimi i partnerëve të koalicioni të deritanishëm për një takim të tillë ishte shumë i çuditshëm.’, tha Rugova.

Rugova ka thënë se LDK si parti kanë bërë çmos që të ndalet ideja për ndarje dhe shkëmbim territoresh.

Ai ka përmendur edhe vrasjet e zyrtarëve të LDK’së që kanë ndodhur menjëherë pas luftës.


(Kosova Sot Online)