Mbytet një pejan në plazhin e Velipojës

  • 15 August 2019 - 17:54
Mbytet një pejan në plazhin e Velipojës

Ky sezon turistik ka shënuar një tjetër viktimë.

Një pushues ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se viktima është Agush Kastrati 86-vjeç nga Peja.

86-vjeçari është futur në det për t’u larë por ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi i referohet mediave nga Shqipëria.

(Kosova Sot Online)