Dy radikalët e Shqipërisë vazhdojnë serinë e videove me fyerje: 'Kosovarët janë mbeturina turqish'

  • 15 gusht 2019 - 18:00
Dy radikalët e Shqipërisë vazhdojnë serinë e videove me fyerje: 'Kosovarët janë mbeturina turqish'

Policia e Shqipërisë ka shpallur urdhër-arrest për dy shtetas nga pjesa veriore e vendit, të cilët po bëjnë vazhdimisht thirrje dhe po fyejnë myslimanët shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

Në një video që është dërguar në adresë të medias

Policia e Shqipërisë ka dalë gjatë kësaj jave me një njoftim, ku bëhet e ditur se dy shtetasit me emrat Luigj Marku dhe Anton Zefi janë në kërkim.

Më tutje nuk ka asnjë njoftim nëse policia e di vendndodhjen e tyre, mirëpo dy radikalët po vazhdojnë që përmes videove të fyejnë e kërcënojnë shqiptarët myslimanë.

Ata thonë se do ua bëjnë ‘sic ua ka bërë shkau’ turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kalojnë pushimet në bregdetin rreth Shkodrës. 

Në video njëri nga ta shihet teksa përsërit fyerjet ndaj myslimanëve. Atyre u bën thirrje të mos e quajnë vetën shqiptarë por turq.

(Kosova Sot Online)