Erërat dhe shiu iu shkaktojnë dëme të mëdha bujqve në Gjilan

  • 15 gusht 2019 - 23:35
Erërat dhe shiu iu shkaktojnë dëme të mëdha bujqve në Gjilan

Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut mesditën e së mërkurës, kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës.

E në Komunën e Gjilanit, më së shumti kanë pësuar bujqit, të cilëve u janë dëmtuar produktet, raporton ktv.

Ata thonë që dëmi është i madh, pasi që të gjitha produktet u është dashur t’i hedhin në mbeturina.

8 bujqit e fshatit Përlepnicë të kësaj komune, i paguajnë taksë komunës për ta shfrytëzuar hapësirën për shitje të produkteve që i kultivojnë vetë.

Ata thonë se askush nga Komuna nuk është interesuar për të kuptuar se cilat janë dëmet.

Tutje, bujqit kanë treguar se vendet për t’i shitur produktet e tyre, të vendosura nga komuna, janë të kualitetit të dobët dhe prandaj era i ka dëmtuar.

E, nënkryetari i Komunës ka thënë se tani gjendja është stabile dhe se inspektorët komunalë janë në teren, për ta vlerësuar dëmin e shkaktuar.

Përveç dëmeve në kulturat bujqësore, në Gjilan, erërat e fuqishme kanë dëmtuar shtylla elektrike, drunj e edhe disa vetura nëpër lokacione të ndryshme.

(Kosova Sot Online)