Lipjanasit u rrahën aq keq mes vete, sa i përfshinë edhe dy kalimtare rasti

  • 16 August 2019 - 10:42
Lipjanasit u rrahën aq keq mes vete, sa i përfshinë edhe dy kalimtare rasti

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:50, derisa, gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe dy dëshmitare femra, që posedojnë raport mjekësor.

Me udhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit kishin mosmarrëveshje mes vete dhe ka ardhur deri te rrahja. Gjatë rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe dy dëshmitare femra K/Shqiptare të cilët posedojnë raport mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)