Tregon profesori: Ja kush po e shkatërron shtetin e Kosovës

  • 17 August 2019 - 07:39
Tregon profesori: Ja kush po e shkatërron shtetin e Kosovës

“Ky zinxhir i veprimit korruptiv e ka sakatos dhe shkatërruar shtetin, e ka shndërruar në shtet të individëve dhe të kapur,”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

167 kandidatë do t’i nënshtrohen intervistimit për noterë. Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë. E sipas analistëve politikë, edhe kësaj radhe politika e inkriminuar po bën pazare e tregti me pozitat e notereve duke e degraduar dhe inkriminuar edhe me shumë sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe noterët. Në këtë mënyrë, analistët thonë se krimi i organizuar bashkë me pushtetarët e inkriminuar e ka marrë në dorë edhe procesin e përzgjedhjes së noterisë, ku politikanët e inkriminuar i zgjedhin njerëzit qe punojnë për nëntokën kriminale, pastaj kanë zgjedhur familjarët, miqtë dhe mikeshat e tyre për noterë në një proces të fshehtë larg syrit të publikut.

Image

Sipas njohësit të rrethanave politike dhe profesorit të së drejtës, Blerim Burjani në Kosovë vazhdon gjendja e rëndë në sistemin e drejtësisë, ku pushteti partiak është mbi rendin dhe ligjin.

“Përderisa është gjendja e tillë e kontrollit të fuqishëm të pasurive publike dhe pushteti partiak mbi rendin dhe ligjin që sundon institucionet dhe orienton punësimin në nivelin e shërbimit civil, publik dhe kontrollon edhe institucionet e pavarura të shtetit siç është rasti i konkursit për noter, dhe shumë konkurseve e në anën tjetër Kadri Veseli thote se do ta ndal punësimin nepotist e korruptive, e për çdo gjë nga viti 2007, ka bërë favore për anëtarësinë e tyre e familjeve te tyre”, thotë burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky zinxhir e ka shkatërruar dhe po e shkatërron shtetin e Kosovës.

“Ky zinxhir i veprimit korruptiv e ka sakatos dhe shkatërruar shtetin, e ka shndërruar në shtet të individëve dhe të kapur, gjasat janë minimale për të kthyer mbarë institucionet, të gjitha këto që janë të shtetit, janë katandisur fare, nuk mund të kthehen në orientim të drejtë”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)