Aeroportet e ShBA-së po përballen me rënie të sistemit kompjuterik

  • 17 August 2019 - 13:57
Aeroportet e ShBA-së po përballen me rënie të sistemit kompjuterik

Sistemi kompjuterik i doganave dhe kufirit në Shtetet e Bashkuara është duke u përballur me probleme teknike.

“Zyrtarët tanë po vazhdojnë t’i drejtojnë udhëtarët ndërkombëtarë përmes procedurave alternative deri në rikthimin e sistemit në funksion”, thuhet në një postim të doganave amerikane në Twitter.

Udhëtarët e huaj që shkojnë në Shtetet e Bashkuara zakonisht iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta të zyrtarëve kufitarë, përfshirë kontrollimin e të dhënave për personat e dyshuar për terrorizëm dhe krime të tjera.

Rënia e sistemit është konfirmuar deri tash nga dy aeroporte, Aeroporti “John F. Kennedy” në Nju Jork dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angelesit.

Udhëtarët kanë raportuar se janë krijuar radhë të gjata të pritjeve nëpër aeroporte. Një udhëtar ka thënë se mbi 5000 udhëtarë janë grumbulluar në një aeroport të Uashingtonit, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)