Haradinaj: Mos abuzoni me miqtë, nuk jemi më protektorat jemi vend i pavarur

  • 17 August 2019 - 14:48
Haradinaj: Mos abuzoni me miqtë, nuk jemi më protektorat jemi vend i pavarur

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj po e akuzon Kadri Veselin se po abuzon me miqtë ndërkombëtarë, duke thënë se i njëjti po vazhdon të vepron brenda logjikës së protektoratit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj po thotë se bota perëndimore tashmë e ka pranuar Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Prandaj, sipas tij, nuk ka nevojë që askush të sillet si protektorat.

‘Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai po shton se me mbështetjen e miqve ndërkombëtare, Kosova ka vendosur vetë për taksën, kufijtë, Trepçën, ushtrinë e dialogun.

Haradinaj tha se abuzimi me miqtë nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptarëve.

“Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror! Abuzimi me miq është nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)